Gazetarja 'gozhdon' ministren e Financave: Nuk keni lekë për njerëzit në nevojë dhe bëni instalacion 3.7 milion €?

Ministrja e Financave është zënë ngushtë nga pyetja e gazetares pas mbledhjes së qeverisë ku hyri në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale.

E ndërsa interesi publik është të dijë arsyet e tenderimit 3.7 mln euro për një instalacion tek oborri i kryeministrit në këtë kohë krize, Ibrahimaj përpiqet ta orientojë gazetaren duke vijuar të japë përgjigjet e veta sigurisht jashtë kontekstit të pyetjes.  

Gazetarja Esiona Konomi: Në kushtet kur qeveria deklaron se ka mundësi të kufizuara për të ndihmuar shtesat në nevojë dhe na sugjeron temperaturën për të larë rrobat, si është e mundur që qeveria lejon të tenderohet një fond 3.7 mln euro vetëm për instalacion?

Ibrahimaj: Sot vëmendja duhet të jetë tek nismat e vendimet qeveria ka marrë..

Gazetarja: Vëmendja është si paratë përdoren për dekoracion e jo për ndihmën reale të familjeve në nevojë

Ibrahimaj: Ne prezantuam paketën e rezistencës. Bëhet fjalë për një fond që I është dhën ënë dispozicion familjeve shqiptare për të përballuar efektet e krizë.

Gazetarja 'gozhdon' ministren e Financave: Nuk keni lekë për

EMISIONET