Tenderi i qeverisë, miliona për peshqirë dhe robdishanë me pambuk egjyptian për rezidencat ku pushojnë pushtetarët

Në kulmin e krizës së shkaktuar nga rritja e çmimeve Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka zhvilluar një tender me vlerë 30 milionë lekë për pajisjen e godinave në të cilat do të pushojnë zyrtarët e administratës dhe qeverisë. Produktet që do të blihen me këtë fond nga buxheti i shtetit janë peshqirë, robdashanë dhe aksesorë të tjerë për sezonin e plazhit.

Një tender me vlerë 30 milionë lekë të vejtra është proceduar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për blerjen e peshqirëve, rrobdishanave, aksesorë të tjerë të plazhit dhe mobilimit të vilave qeveritare në bregdet në një kohë kur vendi po përjeton krizë ekonomike nga rritja e çmimeve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në dokumentacionin e siguruar nga “Ora News”, rezulton se drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri, ka menduar që këtë sezon veror të mobilojë pjesërisht disa prej rezidencave të plazhit, ku do pushojnë kryeministri dhe ministrat e qeverisë aktuale.

Me paratë e buxhetit janë porositur për tu blerë peshqirë dhe robdishanë me pambuk egjyptian të një cilësie të lartë.

Ndërsa në kontratën e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, nuk mungojnë dhe aksesorë të tjerë si peshqirë për fshirjen e këmbëve, dyshekët, jorganët, çarçafët e deri tek perdet dhe kornizat.Vetëm për blerjen e këtyre produkteve janë parashikuar të shpenzohen plot 30 milion lekë.

Por në disa tendera të tjerë ky institucion ka blerë me vlera të ndryshme financiare që shkojne deri në 25 milion lekë të vjetra, kondicionerë, ngrohësa elektrikë, furrë shefi, frigorifera, lavatriçe, hekur për hekurosje e deri tek fshesat profesionale me korrent dhe llampat e ambazhurat.

Sipas verifikimeve të kryera nga “Ora News”, gjatë 7 muajve të këtij viti Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka zhvilluar 9 procedura tenderuese, me një vlerë prej 216 milion lekë të vjetra.

Përmes kësaj shifre janë blerë dhjetëra materiale për mobilimin dhe mirëmbajtjen e vilave qeveritare, duke i bërë gati ato për sezonin e pushimeve të drejtuesve të Lartë të shtetit.

Tenderi ku është shpenzuar më tepër para, bën fjalë për blerjen e paisjeve hidrosanitare, ku vlera shkon mbi 57 milion lekë të vjetra.

Ndërsa tenderi i dytë me vlerën prej 30 milion lekë të vjetra, ka të bëjë me blerjen e peshqirave të pambukut, çarçavëve, jorganave dhe aksesorëve të tjerë në kulmin e krizës ekonomike.

EMISIONET