Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve/ Allkoshaj: Në përputhje me dispozitat e BE-së

Ira Allkoshaj, Sektori i Koordinimit dhe Kontrollit të Ushqimit, AKU e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se Plani Kombëtar i Monitorimi të Mbetjeve është i përputhur me dispozitat e BE-së.

Allkoshaj: Në fakt AKU ndjek dy plane.

Ndjek një plan Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve me origjinë shtazore.

Ndjek edhe planin e Monitorimit të Mbetjeve të pesticideve në produkte me origjinë jo shtazore që janë frutat dhe perimet.

Në vetvete të dy planet kanë për qëllim të monitorojnë mbetjet.

Në planin me origjinë shtazore kemi mbetjet e medikamenteve veterinare, pesticidet, kontaminantët në kafshë të gjalla dhe në produket me origjinë shtazore.

Në planin tjetër kemi monitorimin e mbetjeve të pesticideve.

Planet kanë rëndësinë e vet.

Janë plane të përputhura me dispozitat e BE.

Përmbajnë elementë risku.

 

EMISIONET