Murtaja e Ruminantëve të Vegjël/ Dhimespira: Janë konfirmuar 12 vatra në vendin tonë
Drejtori i Veterinarisë, AKVMB, Erson Dhimespira e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se janë 12 vatra në vendin tonë të konfirmuara me sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël.
Dhimespira: Përsa i përket sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në vendin tonë ne siç kemi konfirmuar nga laboratori, kemi rreth 12 vatra në të gjithë vendin tonë të konfirmuar me këtë sëmundje.
Janë bërë eleminime dhe monitorimi, vendosja e rrezes 3 dhe 10 km në këto vatra.
Ka disa urdhëra ministri për ndalimin e lëvizjes të gjithë kafshëve në territorin e vendit përsa i përket nga ferma në fermë, në kullotë ose lëvizje në panaire dhe hapësira të tjera.
Kështu që ne përsa i përket situatës aktuale jemi në monitorim.
Kemi bërë një masë të shtuar përsa i përket rrezes dhe tamponimit të gjithë zonës.
Kemi dalë jashtë zonës 3 km dhe kemi filluar tamponimin në zonën mbi 10 km për të kuptuar realisht situatën në të gjithë vendin.

