Pjerin Ndreu merr “Flamur të Kuq”/ Tenderi 680 mijë euro, Bashkia e Lezhës skualifikon 7 ofertat më të mira
Bashkia e Lezhës një nga institucionet në vend që kryen prokurime me procedurë të dyshimtë. Kjo pasi në tenderin me vlerë 680 mijë euro për ndërtimin e infrastrukturës rrugore ne plazhin e Tales, institucioni që drejtohet nga Pjerin Ndreu ka skualifikuar 7 ofertat më të mira për të shpallur fituese kompaninë që kërkoi sa 99.5% të vlerës së tenderit për të realizuar punën.
Bashkia e Lezhës është një nga institucionet në vend që jep tendera duke cënuar garën e drejtë. Institucioni që drejtohet nga Pjerin Ndreu, në tenderin për ndertimin e infrastruktures rrugore ne plazhin e Tales, në njësinë administrative Shënkoll, ka skualifikuar ofertat më të mira nga gara për të shpallur fitues kompNeaninë që kërkoi sa 99.5% të vlerës së tenderit për të realizuar punën.
Në prokurimin me vlerë 680 mijë euro kanë marrë pjesë 8 kompani, ku 7 subjektet që kishin kërkuar më pak për të realizuar punën janë skualifikuar nga gara dhe fituese është shpallur bashkimi i operatorëve “ARKONSTUDIO” dhe “ALKO IMPEX General Construcion”.
Nga kompanitë e skualifikuara vlejnë të përmenden bashkimin e operatorëve “L.T.E CONSTRUCTION” dhe “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” të cilat kishin kërkuar 211 mijë euro më pak se fituesi për të kryer punën.
Edhe pse ofertat e paraqitura nga subjektet kanë diferencë të madhe me ofertën e kompanisë fituese, Bashkia Lezhë i ka skualifikuar për mosplotësim të kritereve të vëna prej saj. Por në vlerësimin e bërë nga ana e Open Procurment këtë tender e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq me arsyetimin e skualifikimit të operatorëve konkurrues përveç fituesit.