PIKIATA E EUROS NË 2025/ Monedha evropiane humbi 1.8 lekë përgjatë vitit

2025-sa nuk ishte i mirë për euron, pasi ajo ka humbur rreth 1.8 lekë përgjatë vitit. Nga nivelet mesatare prej 98.3 lekë në muajin janar, monedha europiane zbriti në 96,46 lekë në ditët e fundit të dhjetorit, niveli më i ulët i shënuar gjatë gjithë 12-mujorit.
Artur Ribaj, pedagog dhe ekspert thotë se kjo rënie lidhet drejtpërdrejt me disa faktorë konkretë që kanë sjellë flukse të shtuara të euros në tregun shqiptar.
Ribaj thekson se rol ka luajtur edhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane, e cila ka ndjekur një qasje të uljes së normës së interesit për euron
Në fund të vitit 2025, euro zbriti në nivelet 95–96 lekë, ndërsa në janar-shkurt u regjistrua një rritje e lehtë, çka sipas ekspertit mund të ndjekë të njëjtën ecuri edhe në vitin e ardhshëm.
Eksperti paralajmëron se lajmet për rënien e euros shpesh shkaktojnë panik te qytetarët, të cilët nxitojnë të konvertojnë kursimet e tyre.
Sa i përket përfitimeve, ai thekson se forcimi i lekut favorizon shumicën e shqiptarëve, pasi të ardhurat i kanë në monedhën vendase.
Eksperti Ribaj thekson se forcimi i lekut është pozitiv vetëm nëse është i shëndetshëm, real dhe i bazuar në faktorë të qëndrueshëm, për të shmangur surpriza të papritura që mund të dëmtojnë ekonominë në afat të mesëm dhe të gjatë.


