Përmirësohet ekonomia, ministria e Financave: Të ardhurat në 4-mujor u rritën me 19 miliardë lekë

Të ardhurat buxhetore kanë shënuar një përmirësim në katërmujorin e parë të këtij viti, duke sinjalizuar një gjallërim të ekonomisë pas pandemisë.

Sipas të dhënave të Financave të ardhurat arritën në 152 miliardë lekë, me një rritje prej 19 miliardë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

TVSH-ja që mban peshën kryesore të të ardhurave së bashku me tatim fitimin shfaqën një ecuri të mirë gjatë kësaj periudhe, pasi rezultojnë në rritje.

Të ardhurat doganore  kapën vlerën e 52.8 miliardë lekëve, ndërsa fondet e arkëtuara nga tatimet arrijnë në 79.9 miliardë lekë.

Por trendi i rritjes së të ardhurave është shoqëruar progresivisht me shpenzimet publike të cilat rezultuan 12.2% më të larta.

Sipas të dhënave institucionet kanë shpenzuar 166.9 miliardë lekë nga janari në prill të vitit 2021.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për periudhën në fjalë niveli i deficitit arriti në rreth 14.65 miliard lekë.

 

EMISIONET