Përloti të gjithë me fjalimin e saj në parlament! Çfarë ka ndryshuar pas 6 vitesh në blegtori dhe bujqësi për Rigerta Lokun?

Do të mbahet mend për fjalimin e rrallë të mbajtur në Parlament në 2017-ën ku përloti deputetët në sallë por jo vetëm.

Rigerta Loku, vajza nga Mirdita, tregoi problematikat e zonave malore dhe fshatrave shqiptarë, teksa kërkoi nga politika të mos i neglizhojnë, e t’u kushtojnë më tepër vëmendje.

Por kur kanë më shumë se 6 vite nga ai fjalim, vetë Loku, dikur studente e Ekselencës, por tashmë aktiviste dhe fermere, në një intervistë për “Ora Neës” pohon se asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht atij apeli drejtuar ligjvënësve shqiptarë.

“Do duhej të ishte ndërtuar ai sistem që do të mund t’i siguronte njerëzve nevojat bazë për ushqim dhe punë. Se nëse ne nuk i japim rëndësinë e duhur prodhimit vendas, si mund të flasim për turizëm sot”, theksoi ndër të tjera Rigerta Loku.

lili saraçi rigerta loku

EMISIONET