Policia vëzhgon gjithçka, tender 800 mijë euro për rrjetin që lidh sistemet e kamerave në biznese

Policia do të ketë në dorë të gjitha pamjet e regjistruara nga bizneset apo bashkitë në kohë reale.

Përmes krijimit të një aplikacioni, efektivët do të mund të hyjnë menjëherë në rrjet, pa u paraqitur të subjekti pranë të cilit ka ndodhur një ngjarje kriminale apo dhe një aksident.

I gjithë sistemi i kamerave në territorin e Shqipërisë përfshirë të individëve apo institucioneve  do të lidhet në një rrjet. Prej AKSHI-t tashmë është hapur tenderi me një vlerë prej rreth 800 mijë  eurosh që do të bëjë të mundur këtë si dhe do ti krijojë bluve akses të menjëhershëm dhe një hartë të plotë të të gjithë kamerave.

Sipas argumentimit të paraqitur në dokumentet zyrtare thuhet se, aktualisht nuk ekziston një sistem i tillë madje dhe informacioni i kamerave nuk ruhet dhe nuk administrohet në mënyrë elektronike. Madje regjistrimet mbulojnë territore të caktuara gjë që në rast të ngjarjeve bën që policia të humbasë shumë kohë.

Janë katër pika ku do të përqendrohet realizimi i projektit. Së pari Administrimin e hartës dixhitale për kamerat e sigurisë nga Policia e Shtetit. Më tej Krijimin e një baze të dhënash me informacion të përgjithshëm për të gjitha kamerat e sigurisë të instaluara në ambjentet publike.

Kjo bazë e të dhënave do të administrohet nëpërmjet një aplikacioni web të aksesueshëm nga stafi i Policisë së Shtetit.

Gjithçka do të hidhet dhe shfaqet në hartën dixhitale. Pavarësisht kësaj harte bizneset apo institucionet do të mund të shtojnë kamera sipas nevojave, por që do ti shtohet më pas këtij aplikacioni.

EMISIONET