OPERACIONET “BIG”/ Shteti shet në ankand 56 dele të konfiskuara të racës franceze

Agjencia e Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara kanë arritur një marrëveshje me një qytetar për shitjen në ankand të 56 deleve.
Firma që ka fituar në ankand këto gjë të gjalla është "Boshnjaku-A" me administrator Ndriçim Boshnjaku.
Sipas të dhënave nga buletini fitues në total janë 56 krerë dele, të cilat variojnë nga mosha 3 deri në mbi 5 jeç.
Delet janë të rracës Franceze LAKON, të matrikulluara. Vendodhja e gjësë së gjallë është në fshatin Darshen, Komuna Linzë, Tiranë.
Në këtë ankand ka marrë pjesë vetëm firma “Boshnjaku” dhe për të nuk ka pasur oferta të tjera konkurruese.
Gjeja e gjallë rezulton të jetë e konfiskuar në kuadër të hetimeve pasurore të një personi të përfshirë në vepra penale.
Njoftimi i fituesit sipas shkresave zyrtare të agjencisë është shpallur me datën 2 Qershor
Ne fakt, Agjencia e Aseteve shpeshherë ka hapur ankande të tilla, por nuk kanë arritur të gjejnë blerës.


