Neziri: Risi në raport — siguria e produkteve tashmë vlerësohet përmes kapitujve 1 dhe 28 së bashku

Në emisionin Alert në “Ora News”, moderuar nga Granit Sokolaj, në diskutimin mbi “Raportin e KE për Shqipërinë vs Konsumatorët”, e ftuara Klotilda Neziri, Përgjegjëse e Sektorit për Mbrojtjen e Konsumatorit në MEI, shpjegoi se raporti i këtij viti ka sjellë një risi të rëndësishme në kapitullin 28.

Ajo tha se, për herë të parë, Komisioni Europian ka bërë një përputhje të kapitullit 28 me kapitullin 1, duke theksuar se kapitulli 28 nuk ka në qendër sigurinë ushqimore, por trajton sigurinë e produkteve në përgjithësi. Për këtë arsye, Komisioni ka kryer një kroskatim midis të dy kapitujve për të kërkuar që të gjitha strukturat e mbikëqyrjes së tregut, të cilat monitorojnë produktet për konsumatorët, të raportojnë jo vetëm tek kapitulli 1, por edhe tek kapitulli 28.

Neziri sqaroi se kapitulli 28 trajton një grup produktesh për të cilat BE harton rregullore të veçanta, por nuk ka një legjislacion specifik të unifikuar, ndryshe nga kapitulli 1 që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore. Sipas saj, ky ndryshim e plotëson panoramën e përgjithshme të sigurisë së produkteve dhe e bën sistemin e raportimit më të plotë.

Ajo shtoi se mbikëqyrja e tregut, e cila deri më tani raportonte vetëm për kapitullin 1, tani do të fillojë të raportojë edhe tek kapitulli 28, çka do të thotë se kapitulli 1 do të mbetet nën monitorim të rreptë nga Komisioni Europian, ndërsa kapitulli 28 do të përfshihet më fort në vlerësimet e ardhshme.

NDIQNI EMISIONIN ALERT NË “ORA NEWS”:

 

EMISIONET