Në Shqipëri shtrenjtohet nafta, në bursa vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimet e karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta është rritur me 8 lekë litri, ndërsa benzina me 4 lekë për litër. Nuk ka ndryshuar çmimi gazit, i cili do vijojë të shitet me 71 lekë.

Bordi i Transparencës, ka rritur sërish çmimet e kraburanteve. Në vendimin e fundit, Bordi ka vendosur që të rrisë naftën me 8 lekë dhe benzinën me 4 lekë.

Sipas vendimit të fundit të Bordit, i cili hyri në në fuqi në orën 18:00 të ditës së premte, 2 dhjetor 2022,  një litër naftë do të shitet 214 lekë litri.

Kujtojmë se në 3 mbledhjet e fundit që janë zhvilluar në nëntor, Bordi e uli naftën nga 214 lekë në 206 lekë në datën 29 nëntor, që ishte dhe vendimi i fundit. Ndërkohë, pas pothuajse një jave, Bordi e çon çmimin sërish në 214 lekë litri.

Rritje me 4 lekë ka shënuar edhe benzina, e cila nga 191 lekë litri që ishte, do të shitet 195 lekë litri.

Nuk ka ndryshuar çmimi gazit, i cili do të shitet me 71 lekë litri.

Ndonëse në bursa, nafta vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi, në nivele të ngjashme me shkurtin, përpara se të fillonte shtrenjtimi i ndjeshëm si rrjedhojë e sulmit të Rusisë, ndaj Ukrainës.

Në krahasim me shkurtin, kur ishte rreth 185-190 lekë, nafta në vend është gati 15% më e shtrenjtë, në tregun vendas.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET