Urdhëri i Ramës për shkarkimin e nënkryetarëve/ Tavo: Do e bëj në varësi të performancës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2025, 20:56

HIMARË- Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka folur për mediat pas urdhërit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve.
Tavo u shpreh se ai nuk do t’i shkarkojë nënkryetarët siç kërkoi Rama, pasi kanë shumë pak kohë në detyrë, por në varësi të performancës.
“Në varësi të performancës, unë jam kryetar i ri. Kuptohet që janë akoma në provë, plus që nënkryetarët e mi janë të rinj”, tha Tavo për mediat.

