Muço: Lojërat e fatit, kriminaliteti dhe pabarazia janë të lidhura, kontrollohen nga mafia

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ekonomisti Klodian Muço u shpreh se lojërat e fatit, kriminaliteti dhe pabarazia janë të lidhura.

Ai tha se lojërat e fatit janë krijuar nga mafia dhe se ka qenë një plagës sociale ku shumë pika bastesh gjendeshin edhe pranë shkollave e objekteve të kultit.

Muço: Lojërat e fatit, kriminaliteti dhe pabarazia janë të lidhura. Le të themi se varfëria dhe pabarazia gjeneron kriminalitet, ose do të gjesh zgjidhje te lojërat e fatit. Ne e dimë se lojërat e fatit janë krijuar nga mafia në Las Vegas dhe janë kontrolluar nga ata.

U mbyllën se do të zgjidhej kjo plagë sociale apo çështja e kriminalitetit. Kishim 4 licencë dhe çdo licencë kishte të drejtë të hapte 1000 pika, ndërsa kishim mbi 4000 pika duke shkelur edhe ligjin. Madje ishin afër shkollave dhe kishave e xhamive.

 

EMISIONET