Guxholli: Bastet thikë me dy presa, u mbyllën ligjërisht, por vazhdonin të vepronin në ilegal

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, profesoreshë Suzana Guxholli u shpreh se historia e basteve është një thikë me dy presa.

Ajo tha se vërtetë bastet u mbyllën, por realisht fenomeni i tyre vazhdoi të praktikohet në mënyrë ilegale duke i shkaktuar dëme shtetit.

Guxholli: Historia e basteve është një thikë me dy presa. Është i lidhur me ekonominë sepse sjellë para, por ama sjell edhe shumë fatkeqësi në shoqëri. Prandaj duhet peshuar se cila është gjëja më e rëndësishme në raport me politikat.

Ne jemi një ekonomi e varfër dhe bastet ishin një plagë e shoqërisë tonë në dëshirë për të realizuar të ardhura. Mbyllja ishte për tu përshëndetur. U mbyllën ato de jure, por de facto vazhdonin dhe ekonomia humbiste taksat dhe përfitimet.  

EMISIONET