Miratohet marrëveshja për plazhet, Demo: Të gjitha të ardhurat do të përfitohen nga njësitë e qeverisjes vendore

Miratohet marrëveshja për plazhet, Demo: Të gjitha të

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se sot qeveria miratoi marrëveshjen tip që do të lidhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim garantimin e cilësisë së shërbimeve në stacionet e plazhit dhe përfitimin e të ardhurave nga njësitë e qeverisjes vendore.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme për unifikimin e marrëdhënieve kontraktuale me investuesit në të gjithë vendin dhe për sigurimin e një standardi të lartë shërbimesh në stacionet e plazhit.

“Marrëveshja garanton që të gjitha të ardhurat që do të gjenerohen nga këto marrëveshje do të përfitohen nga njësitë e qeverisjes vendore. Po ashtu, me vendim të këshillave bashkiakë do të miratohen tarifat, të cilat do të mund të monitorohen periodikisht duke marrë parasysh zhvillimet lokale”, tha Demo.

Ai shtoi se nisma do të sjellë përfitime për njësitë e qeverisjes vendore dhe do të sigurojë një nivel të unifikuar shërbimesh në gjithë bregdetin, duke përmirësuar cilësinë e ofruar për qytetarët dhe turistët.

EMISIONET