Micro Credit Albania mban "peng" qytetarin, pagoi detyrimet por nuk i jepet vërtetim për shlyerjen

Debia për një kredi të marrë në vitin 2006 është shndërruar në mankth për një shtetas nga Durrësi.

Pas marrjes së kredisë në "Union kursim kredi", qytetari  nuk  i shleu bankës shumën 80 mijë lekë.

Kjo kredi iu shit Micro Credit Albania. 

Më pas qytetari lidh një akt-marrëveshje me këtë institucion financiar jo bankar dhe bën shlyerjen totale të debisë.

Por pas këtij momenti fillon edhe përplasja me Micro Credit Albania.

"Kam marrë një kredi në Union Bank në Durrës në 2006, kisha të prapambetura 80 mijë lekë. Këta i kanë shit aksionet Micro Credit. Ishin 150 mijë lekë që duhet të paguaja.

Lidha një kontatë me bankën kur merrja rrogën dhe paguaja 10 mijë lekë në muaj. Kur mora rrogën e fundit me 5 gusht e likujdova totalisht.I thashë dua vërtetimin që e kam shlyer. Vërtetim nuk të jap thotë se je debitor në këtë bankë. Përgjigje arrogante. Është tmerr, lemeri."

Edhe pse qytetari ka shlyer të gjithë detyrimin sipas akt-marrëveshjes me Micro Credit Albania  ai nuk pajiset me një vërtetim që i ka paguar.

Gazetarja e Tv Ora, Alketa Çeku, ka ndjekur hap pas hapi problematikën e këtij qytetari.

Është e vështirë t’i gjesh zyrat e këtij institucioni financiar jo bankar sepse nuk ka të paktën një tabelë orientuese.  

Janë disa variante që përdorin punonjëset e Micro Credit për të përcjellë qytetarin dhe për të shmangur detyrimin e tyre të pajisjes me një vërtetim për shlyerje  kredie. 

"Nuk e kemi administratorin për vulat, na duhet vula që e vendos vetëm administratori" thotë punonjësja.

Varianti i parë që i jepet qytetarit është se vërtetimi është përgatitur,  por nuk ështe admisistratori për ta vulosur.

Por pas 5 minutash jepet një tjetër variant.  

"Nuk ta japim dot se këto janë rregullat."

Sipas pretendimit të Micro Credit  qytetari nuk mund të pajiset me vërtetimin e pagesës së kryer sepse sipas këtij institucioni rezulton garantor edhe në kredi të tjera, kopjet e të cilave nuk i janë vendosur në dispozicion.

Tv Ora do të vijojë ta ndjekë çështjen e këtij qytetari, i cili u tregua korrekt me Micro Credit Albania duke shlyer faturën deri në qindarkën e fundit dhe në mënyrë abuzive nuk pajiset me një vërtetim që e ka shlyer atë kredi sipas marrëveshjes që kanë firmosur të dyja palët. 

EMISIONET