Llatja “kujtohet” për të rregulluar Elbasanin/ Bashkia jep miliona lekë te “11 Nëntori”, skualifikohet oferta e ulët
Asfaltimi i lagjeve të qytetit nuk kanë munguar as në bashkinë e Elbasanit.
E ndërsa tenderët bëhen në periudhë fushate zgjedhore, përzgjedhja e fituesit bëhet duke skualifikuar kompanitë që mund të realizojnë me më pak lekë punimet.
Institucioni që drejtohet nga Gledian Llatja, në fund të marsit mbylli prokurimin me objekt rikonstruksionin e rrugëve në zonën 11 Nëntori.
Procedura me vlerë 197 mijë euro, parashikon ndërhyrje në sheshet e pallateve 502, 503 dhe 505 që ndodhen në qendër të qytetit të Elbasanit.
Tre kompani shfaqën interes dhe fitues është shpallur “BE - IS” që kishte kërkuar sa 98% të vlerës që ishte parashikuar të investohet.
Ndërsa konkurrenti tjetër në garë “BAJRAMI N” që mund t’i realizonte punimet me rreth 25 mijë euro më pak është skualifikuar nga gara.
Sipas Bashkisë Elbasan, subjekti në fjalë në preventivin e paraqitur në njërën nga rrugët, shifra nuk është e njëjtë si në dokumentet e tenderit.
Por në vlerësimin e Open Procurment, tenderi në fjalë ka marrë “Flamur të kuq” me arsyen e skualifikimit të operatorëve konkurrues përveç fituesit.