Kredi të buta për studentët/ Qeveria bën gati projektin, Kushi: Do të ketë kritere për ta përfituar

Qeveria do të miratojë projektligjin ku do të mbështesë me kredi të butë studentet. Ministrja Evis Kushi shprehet për ta përfituar do të ketë edhe disa kritere

Largimi i të rinjve ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Arsimit për të marrë masa.

Ministrja Evis Kushi shprehet se për të gjithë studentët që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme do tu sigurohet kredi e posaçme.

Evis Kushi, Ministre e Arsimit: “Kemi muaj të tërë, gati një vit që po punojmë për të draftuar pikërisht VKM-në për kredinë studentore. Kemi parë modele, përvoja edhe nga vende të tjera të rajonit, por edhe vende të tjera të BE-së për të gjetur formulën më të mirë, sepse është për herë të parë që do të aplikohet dhe duam që të përfitojnë vërtetë ata studentë që kanë më shumë nevojë”.   

Kredi të buta për studentët/ Qeveria bën gati projektin,

Për ta përfituar Evis Kushi deklaroi se do të ketë disa kritere

Evis Kushi, Ministre e Arsimit: “Jemi përpjekur që kjo të jetë sa më shumë gjithëpërfshirëse. Natyrisht që kjo do të ketë disa kritere, sepse kushtet e kredisë do jenë të ngjashme sepse kjo do të jetë një kredi e butë. Me norma interesi shumë më të ulëta se kreditë e zakonshme, por natyrisht që ka dhe kritere për të garantuar pastaj dhe kthimin e kredisë”.  

Në vëmendje të qeverisë sërish do të jenë degët ku tregu ka më shumë nevojë, apo aty ku shihet se ka boshllëqe

Evis Kushi, Ministre e Arsimit: “Pjesa më e madhe ishin ata që kishin zgjedhur programet prioritare, sepse në fakt aty është e gjithë vëmendja jonë dhe aty është vlerësimi i më të mirëve, por sidomos vëmendja jonë ishte që të rinjtë të zgjedhin ato programe që janë të rëndësishme, por që nuk ka patur interes. Studentët sigurisht që zgjedhin programet që dhe paguhen më shumë në treg”.

Tashmë maturantët po bëhen gati për t’iu nënshtruar provimeve të fundit, e më tej për të nisur aplikimet e pranimit në universitet.

EMISIONET