Kaloshi: S'mund t'i kërkosh faturë fermerit, kur ke zero kushte e zero mbështetje për to

Investitori në Blegtori, Franc Kaloshi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nuk mund ti kërkohet fermerit faturë kur fermeri nuk ka kushte dhe mbështetje.

Kaloshi: Konkretisht shumica e fermerëve që janë të licensuar mundohen që çdo produkt të tyre ta tregtojnë kundrejt faturës tatimore dhe kundrejt sigurisë dhe origjinës së prodhimit.

Unë mendoj se urdhëri i kryeministrit nuk është thjesht një show.

Duke qenë se kryeministri këto 12 vite ka patur përballë disa njerëz që tashmë ia ka arritur qëllimin me ta, unë nuk mendoj se ai ka nevojë më për show.

Ai e ka kryer tashmë pjesën e showt.

Tani o do bëjë ai vërtet shtet dhe e ka dhënë urdhërin taman ashtu sic duhet, por ndoshta këta nuk po dinë ta zbatojnë ose ai thjesht po tregon atë menefregismin e tij.

Po tregon atë qetësinë e tij që unë po mundohem të bëj diçka dhe nisjani nga të mundeni.

Absolutisht që nuk bëhet kështu.

Nëse ti kërkon që atij fermerit të vogël ti kërkosh faturë tatimore, ti kërkosh origjinën e prodhimit, ti njëherë duhet ta sistemosh atë si fermer.

Duhet ti kesh siguruar kushtet ku ai e kultivon prodhimin e tij.

Ti je zero kushte, zero mbështetje ka zero garanci për prodhuesit shqiptarë.

Duke qenë se ti nuk ke asnjë në rregull me këtë pjesë, mos i kërko atij këto sanksione të vogla.

 

EMISIONET