''Shumica e fondeve shkojnë për administratën'', Qori: Bujqësia shqiptare është nga më të nënfinancuarat
Arlind Qori nga Lëvizja “Bashkë’’ i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se bujqqësia shqiptare është nga më të nënfinancuarat.
Qori: Shqipëria ka një strukturë ekonomike tejet problematike.
Shumë nga bashkëqytetarët tanë janë pak a shumë të vetëpunësuar.
Prodhojnë diçka të vogël, e shesin edhe mbijetojnë.
Po të marrim shifrat e të punësuarve në bujqësi, ne kemi ndër shifrat më të larta.
32% e forcës punëtore është në Bujqësi.
Por këta nuk është se janë punëtorë të fermave të mëdha bujqësore, shumica dërrmuese e tyre janë fshatarë që prodhojnë diçka të vogël e nxjerrin në treg edhe mbijetojnë me të.
Me këto masa që do të marri qeveria, nuk e di ça do të bëjë.
Do ti falimentojë edhe këta?
Do që edhe këta që kanë mbetur në fshat të ikin nga fshati?
Nëse ne e shohim problemin edhe më gjerë, bujqësia shqiptare është nga më të nënfinancuarat, nënsubvencionuarat dhe nga më të keqfinancuarat.
Shumica e fondeve që jepen për bujqësinë në Shqipëri shkojnë për administratën.

