Gazetari Klodian Tomorri: FMN kundërshtoi planin që Korporata e Investimeve të merrte kredi

Gazetari Klodian Tomorri: FMN kundërshtoi planin që Korporata e

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se krijimi i Korporatës së Investimeve nga qeveria në vitin 2020, ishte bërë qëllimin, jo për të zhvilluar pronën publike, por për ta përlarë atë. Tomorri deklaroi se qeveria donte t’i jepte Koroporatës fuqi financiare që të prokuronte projekte, duke marrë kredi, por FMN e kundërshtoi, sepse merrte paratë e buxhetit.

“Korporata është një entitet shtetëror për të avancuar projekte publike. Donin t’i jepnin fuqi financiare që të prokuronte projekte, por kundërshtoi FMN, sepse merrte paratë e buxhetit. Tani e kanë vendosur në zhvillimin e pronës publike. Deri tani nuk ka bërë gjë. Tani do të përlajnë tokën publike me këtë.

Korporata mund të merrte kredi të zhvillonte investimet, por FMN tha jo sepse situata financiare mund të dilte jashtë kontrollit. Në projektin e parë ishte ngritja e Parkut Teknokogjik dhe Industrial “Durana Tech Park”, në Xhafzotaj të Durrësit. Korporata do të shpallë një garë dhe do të përzgjedhë një kompani private për të ndërtuar disa ndërtesa për të ofruar kompani informatike dhe këto biznese do të jenë pa taksa do të kenë subvencion. Sipas projektit aty do të bëhet shkencë, do të punësohen njerëz me rroga të mira me synimin që të zhvillojë ekonominë”- tha Tomorri.

EMISIONET