Berisha: PS s’pranon dokumentet biometrike të BE-së për emigrantët. GJK-ja si repart i PS-së. Shumë shpejt nisim primaret!

Berisha: PS s’pranon dokumentet biometrike të BE-së për

Pas takimit me përfaqësuesit e ish-të përndjekurve në PD, kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët.

REGJISTRIMI I DIASPORËS

Lidhur me regjistrimin e Diasporës, Berisha theksoi se PS-ja nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së.

“Së pari, kërkohet shtimi i operatorëve që trajton të dhënat e të regjistruarve. KQZ është zotuar që ky shtim do të ndodhë menjëherë, por ke parasysh një gjë, që KQZ komandohet, në një mënyrë ose në një tjetër nga PS, e cila bën gjithçka për ta vonuar këtë proces. Shtimi i operatorëve në procedimin e të dhënave është një nga problemet serioze.

Së dyti, ka probleme me identifikimin e kartave, por këto janë të kompanisë së kontraktuar. Auditët tanë po merren edhe me këtë çështje. Çështje themelore që mbetet këtu është kjo, pranimi i dokumenteve biometrike të vendeve të tjera.

Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare.

Ato kanë certifikim ndërkombëtar. Se në qoftë se ecim me këtë logjikë, se do votojnë vetëm ata që disponojnë biometri shqiptare, kështu mund të përjashtosh dy të tretat e emigracionit dhe diasporës nga votimi. Por negociatat po vazhdojnë.

Dje ju e dëgjuat zotin Bylykbashi, që tha se ne jemi të gatshëm të dërgojmë amendamentin në parlament për të bërë ndryshimet e nevojshme në rast se nevojiten.

Megjithëse bonsensi kërkon që asnjë lloj ndryshimi. Një dokument biometrik gjerman, amerikan, italian, francez, është i barasvlefshëm në çdo kohë me dokumentin biometrik shqiptar...

...Tani të jem i sinqertë, lëvizja e tyre nuk përbën ndonjë problem madhor, por vetëm se duhet të justifikohet, duhet të bindemi pse kërkohet. Disa afate na thonë se i dikton edhe posta ndërkombëtare.

Ne po i shqyrtojmë këto propozime para se të vendosim”, u shpreh Berisha.

VENDIMI I KUSHTETUESES

Kreu i PD-së akuzoi gjyqtarët e Kushtetueses se shpikën një çështje që nuk ekziston, duke shtuar se ata janë repart i PS-së.

“Ata i bëjnë vetë ato, i krijojnë kur duan kanë kuorum, kur nuk duan, nuk kanë kuorum. Brenda seancës, brenda procesit, për disa nuk kanë kuorum, për disa nuk kanë kuorum. I krijojnë vetë ata. Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike.

Është faktur kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rrama, nga Engjëll Agaçi. Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu. Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar.

Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar. Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave.

Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar. Në këtë dosje për shembull nuk e kemi kërkuar proporcionalitetin. Nuk e kemi kërkuar. Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar. Është e kotë, është në një kaos. E tillë është ajo, repart i PS”, tha Berisha.

PRIMARET

Po ashtu, lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit përmes “primareve”, Berisha u shpreh se PD-ja ka një statut dhe ai do ta zbatojë, duke nënvizuar se shumë shpejt do hapet gara.

“Ka një statut PD që është mbi mua. Ai statut miratuar me unanimitet. Nuk jam unë statuti, unë jam njeriu që zbatoj statutin. Mendimet e ndryshme janë të pranueshme, por statuti do të zbatohet. Siç e shihni ka një përqendrim shumë të madh për votën e diasporës dhe faktikisht ne e kemi decentralizuar.

Pra janë shumë drejtues tonë, lokalë dhe qendror që ndodhen sa në Shqipëri dhe në vende të tjera në kontakt që të mund të realizojmë regjistrimin sa më të madh të votuesve tanë jashtë vendit. Shumë shpejt do të hapet dhe gara për deputetë dhe për gjithë procesin”, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha.

EMISIONET