Fluturime direkte Tiranë-Zagreb deri në tetor

Croatia Airlines, kompania ajrore e Kroacisë dhe anëtare e Star Alliance, ka kryer sot fluturimin e saj të parë në linjën e sapo prezantuar Zagreb-Tiranë.

Për të shënuar fluturimin inaugurues nga Zagrebi në Tiranë, në aeroportin e Tiranës u mbajt një ceremoni mirëseardhjeje për të përshëndetur pasagjerët e parë që mbërritën në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, me një avion Airbus 319 nga Zagrebi.

Croatia Airlines do të lidhë Zagrebin dhe Tiranën drejtpërdrejt deri në mes të Tetorit të këtij viti dy herë në javë, të premten dhe të dielën.

EMISIONET