“U dogjën miliona lekë mall”, Zjarri shkrumboi tregun dhe 5 shtëpi, tregtarët: Kemi familje, duam bukë

Një zjarr masiv përfshiu në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër të premten, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë flakët.

Tregtarët shprehen se zjarri ka shkrumbuar miliona lekë mall, ndërsa nuk dihen shkaqet pse tregu u përfshi nga flakët.

“Tregtoj prej 20 e ca vitesh.

Kemi pasur miliona lekë mall.

Shkaqet e zjarrit nuk i dimë.

Ne ishim në shtëpi.

Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka.

Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu.

Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty?”, tha një prej tyre.

“Kemi shtëpi kemi familje dhe ata duan bukë.

Shteti i do dritat e ujin”, thotë një tjetër.

EMISIONET