Depozitat në monedhën e gjelbër amerikane u rritën në vlerën e 753 milionë usd

Depozitat në monedhën e gjelbër amerikane u rritën në

Depozitat në monedhën e gjelbër amerikane regjistruan një rritje të fortë në fund të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, depozitat në dollarë amerikan arritën vlerën e 753 milionë usd, në rritje me 5% krahasuar me muajin nëntor dhe me 10% krahasuar me fundin e vitit 2022.

Dollari, që është valuta e dytë e huaj më e përdorur brenda ekonomisë dhe sektorit financiar shqiptar.

Pjesa më e madhe e depozitave në Dollarë Amerikanë u takon individëve. Në fund të vitit të kaluar ata zotëronin rreth 61% të totalit të depozitave në valutë. Rritja vjetore e depozitave në dollarë të individëve arriti në 16.4%, nivel ndjeshëm më i lartë se rritja mesatare e depozitave në monedhën amerikane.

Sipas informacionit të raportuar nga bankat tregtare në Bankën e Shqipërisë, normat e interesit të depozitave në Dollarë Amerikanë në muajin janar të këtij viti arrinin deri në 2.7% për afatet më të gjata të maturimit.

EMISIONET