Civici: Ndryshe nga shumë sektorë, në rastin e Agroturizmit marrëdhënia e bisedimeve ka qenë e sinqertë
Zëvendës minsitër i Bujqësisë, Enio Civici i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se ndryshe nga shumë sektorë, në rastin e Agroturizmit ka qenë shumë e sinqertë dhe e mirë marrëdhënia e bisedimeve.
Civici: Ka qenë një lajm shumë i mirë se ndryshe nga shumë sektorë që është jashtëzakonisht shumë e vështirë edhe pse jemi i vend i vogël të flasësh me të gjitha palët, në rastin e Agroturizmit është e pastër e sinqertë traasparente dhe shumë e mirë marrëdhënia e bisedimeve për të arritur një objektiv të përbashkët.
Është më e lehtë se ne dimë me kë të komunikojmë, është më e lehtë se kërkesat kanalizohen nëpërmjet një metode komunikimi dhe ne mund t’iu përgjigjemi.
Dhe besoj se dy, tre iniciativa deri tani tregojnë që ka patur një bashkëpunim.