Bombaj: Sektori i Agroturizmit në Shqipëri po lulëzon vitet e fundit

Kryetare e shoqatës së Agroturizmit, Blerina Bombaj e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se sektori i Agroturizmit po lulëzon në Shqipëri vitet e fundit.

Bombaj: Kjo ka qenë dita ndërkombëtare e Agroturizmit.

Data 16 maj ku edhe gjithë anëtarët e shoqatës së Agroturizmit të Shqipërisë e cila është themeluar prej dy vjetësh tashmë dhe ka pasur jo pak arritje le të themi në këtë rrugë të shkurtër të saj.

Festuam ditën tonë le të themi të një sektori i cili në Shqipëri po lulëzon vitet e fundit.

Sigurisht që pionerët e tij kanë qenë goxha vite më përpara por kanë qenë shumë pak.

Ndërsa 5-6 vitet e fundit duket që po lulëzon një sektor i cili është sektori i njerëzve vërtet patriot.

 

EMISIONET