ARRSH zgjedh ofertën më të shtrenjtë, fituese kompania që kërkoi 100 mijë euro më shumë për rrugët
Një tjetër tender me flamur të kuq në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Mirëmbajtjen e rrugës Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos e ka marrë kompania që ka ofruar më shumë se 100 mijë euro nga subjekti më i lirë. Nga gara janë skualifikuar 5 subjekte.
Tenderat ku skualifikohen për shkak të kritereve të shumta të të gjithë konkurrentëve që japin oferta të lira nuk ndalin.
Pavarësisht shqetësimeve në media, ARRSH ka vendosur ti japë kontratën e mirëmbajtjes së segmentit rrugor Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos subjektit që ka kërkuar më shumë para për realizimin e punimeve.
Në fakt ARRSH ka parashikuar të shpenzojë 34.3 milionë lekë, ku janë bërë pjesë në garë 6 kompani.
Kështu bashkimi i operatorëve BOE DON JURGE & NDERTIMI shpk kanë kërkuar 29.4 milionë lekë, “SHKELQIMI 07” sh.p.k 30.milionë lekë e duke shkuar madje tek B93 IIme një ofertë prej vetëm 19.316.640 lekë e në fund numri i pjesëmarrësve mbyllet me G.P.G. COMPANY SHPK që kërkon 32.4 milionë lekë.
Por edhe pse ofertoi më shumë se 100 mijë euro më shumë nga subjekti më i lirë, vetëm kompania GPG, sipas buletinit të Prokurimeve Publike, ka plotësuar kushtet e kërkuara.
Kriteret në fakt kanë të bëjnë xhiron që kanë pasur kompanitë në tre vitet e fundit dhe kapacitetet e tyre financiare.
Megjithatë mungesën e konkurrencës e ka regjistruar edhe Open Data, sipas të cilës prokurimi merr flamurin e kuq për shkak të skualifikimit të të gjithë pjesëmarrësve, përjashtuar fituesin.

