Amnistia fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pr/ligji nuk ka garanci që përjashton kriminelët

Amnistia fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pr/ligji nuk ka garanci

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj mbi projektligjin e amnistisë fiskale, që ka hyrë në fazën e konsultimit publik, në një moment sensitiv të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri vlerëson se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia.

Nëse miratohet, Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se legjislacioni do të minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme.

"Ne gjithashtu vlerësojmë se pozita e Shqipërisë në programet ndërkombëtare të monitorimit mbi pastrimin e parave do të rrezikohej dhe si rrjedhojë reputacioni i vendit do të dobësohej" thuhet në deklaratën e DhAT.

Si konkluzion, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme.

EMISIONET