Amnistia fiskale për të mbushur arkën e shtetit, Ibrahimaj: Situatë e vështirë për financime

Një nga qëllimet për të miratuar amnistinë fiskale në Shqipëri mbetet mbushja e arkës së buxhetit të shtetit.

Përmes këtij drafti emigrantët por edhe shqiptarët që jëtojnë brenda territorit do të ligjërojnë derti në 2 milion euro kundrejt një tatimi prej 4-10%.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në një takim me investitortët e huaj në vend theksoi se tashmë ka nisur të ndihet vështirësia ekonomike por po ashtu vuri theksin te qarkullimi i parasë jashtë bankës.

Delina Ibrahimaj: Ne po e ripropozojmë amnistinë. Një nga problemet e ekonomisë sonë mbetet informaliteti sidomos në biznese. Po ashtu ka edhe shumë para cash që ndikojnë në informalitet. Është edhe situata e vështirë për të gjetur financime dhe kjo na shtyn për një ligj të tillë. Jemi munduar të krijojmë instrumentat e duhura për të gjurmuar informalitetin.

Por shqetësim për bizneset nuk është amnistia por korrupsioni dhe burokracitë.

Marinela Jazo: Nga anëtarët tanë nga diskutimet si dhe kompanitë e tjera në Shqipëri gjetja jonë është që sistemi gjyqësor vijon të mbetet problematikë. Kjo situatë jo vetëm nga pandemia por edhe nga procesi i vettingut. Ne e dimë që ka mungesë gjyqtarësh dhe një çështje duan vite që të trajtohet dhe ky është problem serioz për investitorët e huaj.

Bizneset e huaja ashtu sikurse ato shqiptare po hasin vështirësi në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar.

Marinela Jazo: Përsa i përket tregut të punës kemi mungesë të personave të kualifikuar. Bizneset kanë shumë probleme sepse profesionistët po emigrojnë dhe ky është problem serioz.

Ndërkohë Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri përmes një deklarate për mediat e ka kundërshtuar projektligjin për aministinë fiskale duke nënvizuar se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia.

EMISIONET