E rëndë: Tjetër pacient me Covid vdes duke u hedhur nga kati i 4-t i "Shefqet Ndroqi"

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Spitalin "Shefqet Ndroqi" në kryeqytet ku një tjetër pacient me Covid 19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e spitalit.

Mësohet se viktima  rreth 65 vjeç, i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me koronavirus, është hedhur nga kati i katërt.

Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, është vjehrri i deputetit të LSI Gjetan Gjetani, i cili ju bashkua kësaj force politike pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS.

"Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën" njoftoi policia.

Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.

"kishte një ditë që ishte shtruar në këtë spital. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e rënduar psikologjike është bërë shkak që 65-vjeçari të ndërmarrë aktin fatal. Familjarët janë njoftuar për ngjarjen e rëndë" raportoi gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas mjekëve, Covid-19 shkakton haluçinacione te pacientët për shkak të nivelit të ulet të oksigjenit në tru, çka mund të çojë në akte vetëvrasjeje.

Mesazhi i fundit për familjarët

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme pason atë të 13 gushtit ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

29-vjeçari kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor. Në celularin e tij u gjet një sms që u kishte derguar familjarëve ku u thoshte se kishte vendosur ti jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij.

Në fund të sms thuhej: Takohemi në botën tjetër!

Ky sms ishte i ruajtur në celularin e djalit disa muaj më parë, por ja ka dërguar familjarëve vetëm pak çaste përpara vetëvrasjes.

Libri që po lexonte në momentet e fundit ishte 'Testamenti' i cili mbyllet me vetëvrasjen e personazhit kryesor duke u hedhur nga një lartesi e konsiderueshme.

Lexo edhe: Mjekët dëshmojnë në polici për 65-vjeçarin që u hodh nga kati IV i spitalit: Ishte në gjëndje të rënduar psikologjike

https://youtu.be/O8WA0O-xS_k

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi Lajmi i fundit Kronike shefqet ndroqi pacienti hidhet nga spitali

EMISIONET