Vetëvrasja në COVID-19, zbardhet dëshmia e infermieres: Kur u ktheva dhoma e dritares ishte e hapur

Vetëvrasja në COVID-19, zbardhet dëshmia e infermieres: Kur u

Vetëvrasja e 29-vjeçarit të infektuar me Covid-19, duke u vetëhedhur nga kati i 3-të i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, tronditi vendin mëngjesin e sotëm (13 gusht).

Burime për Ora News, bëjnë me dije se infermierja e tij ka deklaruar në polici, se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu.

Ajo ka treguar se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer, kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë lajmëroi kolegët e saj.

Mësohet se i riu ishte i shtruar prej 4 ditësh në spital dhe sipas stafit të “Shefqet ndroqit” gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lexo edhe: Tragjike: 29-vjeçari me covid vetëhidhet nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndërron jetë në vend

Vetëvrasja e të riut, reagon spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Prej 4 ditësh me Covid-19, në gjendje të stabilizuar

Vendi Lajme spitali shefqet ndroqi vetevrasje Aktualitet 29-vjecari

EMISIONET