Durrës: Plagosi 17-vjeçarin me thikë, arrestohet i mituri

Durrës: Plagosi 17-vjeçarin me thikë, arrestohet i mituri

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të 17-vjeçarit Elvin Zira.

Ai është shtetasi XH.S 16 vjeç, banues në Sukth të Durrësit, ku dhe ndodhi ngjarja pasditen e sotme.

''Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme,  shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës'', informon policia.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.Z., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Foto iustruese)

Lexo edhe: Durrës, plagoset me thikë 17-vjeçari

Vendi Lajme arrestim durres plagosje Kronike thike

EMISIONET