Presidenti Donald Trump po largohet nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit, përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden më vonë sot.

Ai u foli shkurtimisht gazetarëve ndërsa u largua, duke thënë se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin Amerikan.

Biden do të betohet në mesditë dhe pritet të nënshkruajë një seri urdhrash ekzekutivë menjëherë pas kësaj.

Trump do të shpërngulet drejt Floridas, ku do të jetojë në rezidencën e tij personale. Ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden.