Do raportojë LIVE për RTV Ora inaugurimin e Biden, Demalia: Çfarë pritet më 20 janar në Washington

Do raportojë LIVE për RTV Ora inaugurimin e Biden, Demalia:

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në RTV Ora, analisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ilir Demalia ka folur mbi situatën atje pas protestave të dhunshme në Kongresin amerikan dhe tre ditë para inaugurimit të presidentit të ri Joe Biden.

Demali, i cili do të raportojë LIVE nga Washingtoni për RTV ORA dhe Ora News ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 46-të të SHBA, tregoi se çfarë pritet të ndodhë më 20 janar.

Ilir Demalia: Kjo është një datë shumë e rëndësishme. Por në situatën në të cilën po ndodh ky inaugurim, që normalisht është një ditë feste, një ditë celebrimi për traditën e SHBA, për transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore, është edhe një moment reflektimi. Siç kanë thënë analistët, por edhe siç ka thënë edhe presidenti tashmë Joe Biden, do të jetë një fjalim për të unifikuar Amerikën e ndarë kaq keq, kaq e polarizuar dhe në një konflikt pothuajse të armatosur derisa u sulmua Capitol-i.

Por ajo që vërejnë të gjithë analistët, nuk është vetëm fenomeni Trump. Trump është ai që e përzieu të gjithë këtë gjyllyrdi. Por duhet bërë analiza, përse erdhi Trump? Ku u mbështet Trump dhe çfarë duhet të bëjë administrata e ardhshme? Nëse analiza do të bëhet Trump, Trump, Trump atëherë nuk do të arrijmë askund. Do të dalë një Trump tjetër. Për ti prerë rrugën Trump-ve dhe Trumpizmit në Amerikë, që është i mbështetur vetëm në gënjeshtra. Është presidenti me numrin më të madh të gënjeshtrave. 20 e ca mijë gënjeshtra për 4 vjet.

Përgjegjësia nuk është vetëm e Trump. Përgjegjësia është e të gjithë këtyre kongresmenëve, senatorëve, republikanëve, Partisë Republikane, edhe vetë Partisë Demokratike që të gjithë u stepën para një demagogjie të injorancës, të turmave që patë në Washington kur sulmuan Capitolin. Ka shumë gjëra që duhen parë e riparuar. Amerikan e para 30 vjetëve, 78% që punon, rrogëtarë, jetonin në kushtet e shtresës së mesme. Sot ky numër ka rënë në 27%. Problemi i sistemit të shëndetësisë, problemi i edukimit. Sepse në masën 75% tëa tyre që kanë votuar për Trump dhe ato turmat që ishin aty janë të paedukuar".

Bota Lajme rtv ora ilir demalia intervista SHBA Lajmi i fundit trump RTV Ora inaugurimi i biden

EMISIONET