Publicisti, Ilir Demalia, e ka cilësuar një sulm të ulët shkrimin e Frrok Çupit ndaj gazetares Sonila Meço.

Për analistin është e papranueshme të sulmohet në mënyrë aq banale një kolege gazetare.

Demalia: Është fatkeqësi, në media akoma dalin fytyra siç ishte një artikull dje i Frrok Çupit për Sonila Meçon. Nuk mund të sulmohet një gazetare, një femër në atë mënyrë aq banale dhe kush e sulmon, një ish-spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Llulla”, një ish-gazetar i Zërit të Popullit, që ka ndërruar 1000 herë qëndrimet e tij, një zagar pushtetesh. Turp për ato media që e shfaqin këtë njeri dhe të tjerë si ky.Është një këllirë.