Covid-19, Dasho: Nëse nuk do të kishim kufizime, situata në janar do të ishte më e rënduar

Covid-19, Dasho: Nëse nuk do të kishim kufizime, situata në janar

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, në një intervistë me Skype për emisionin "Ditë e re" në RTV Ora ka folur rreth mutacionit të ri të Covid-19 që po frikëson sërish Europën dhe për pandeminë në vendin tonë.

I pyetur lidhur me kufizimet e reja të marrë nga qeveria shqiptare, eksperti i shëndetit publik deklaroi ndryshe nga kfizimi i mëparshëm ky bën sens.

Erion Dasho: “Ky kufizim bën më shumë sens se ai kufizimi i çuditshëm i orës 22:00 me orën 6:00. Unë e kam quajtur të pakuptimtë dhe nuk dha ndonjë efekt. Ndërsa ky para festave, kohë që ne socializohemi, kur shpenzojmë më shumë kohë me familjen, me shoqërinë, ka kuptim. E kanë marrë shumë vende të Eruropës dhe mendoj se do të ketë një rol pozitiv. Në përhapjen e mëtejshme të Covid-it. Sepse nëse nuk do të kishim kufizime në këto kohë festash dhe do ti kalonim ashtu siç ishim mësuar edhe më parë, sigurisht që do të kishim një përhapje më të shpejtë dhe do kishim një situatë epidemiologjike më të rënduar në janar dhe kjo do të ishte me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetët”.

Komiteti teknik i ekspertëve vendosi dje që, prej 24 dhjetorit të mos lejohet qarkullimi nga ora 20:30 deri në orën 06:00, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lexo edhe:

Nga 24 dhjetori- 4 janar, ndalimqarkullimi nis në 20:30, pezullohen fluturimet drejt Anglisë

Vendi Lajme rtv ora Covid-19 Dite e Re Sociale erion dasho Aktualitet kufizimet e reja

EMISIONET