Zjarr në fabrikën amerikane të prodhimit të dronëve në Riga
Një zjarr shpërtheu pasditen e sotme në një fabrikë dronësh ushtarake që i përket grupit amerikan Edge Autonomy, në periferi të kryeqytetit të Letonisë Riga, zbuloi një gazetar i AFP.
“Një zjarr me rrezikshmëri të lartë ka shpërthyer në ndërtesën e prodhimit, duke shkaktuar tym, i cili mund të jetë i dëmshëm për shëndetin", thanë autoritetet zjarrfikëse në një postim në Twitter.
-
-
Inceneratorët që nuk djegin rrezikojnë një krizë të re mjedisore
7 Shkurt, 18:53
Në faqen e internetit të grupit Edge Autonomy në Riga thuhet se kjo fabrikë prodhon dronë ushtarake që eksportohen në vendet e NATO-s si dhe për ushtrinë ukrainase.
Riga është gjithashtu selia e grupit amerikan në Evropë.
Me bazë në San Luis Obispo, Kaliforni, Edge Autonomy është e specializuar në sistemet autonome, teknologjitë e përparuara optike dhe zgjidhjet e energjisë.
???????????????????? | El edificio de producción de una empresa que producía drones suministrados a #Ucrania se incendió en #Letonia
— TURQUÍA ???????? (@AlertasRD) February 7, 2023
La empresa #EdgeAutonomy está en llamas en la ciudad de #Marupe cerca de #Riga. pic.twitter.com/PNE9boxP7f