Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trump! Presidenti ukrainas do kërkojë raketat Tomahawk

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takimin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po zhvillojnë aktualisht një takim në Shtëpinë e Bardhë, me synimin për të gjetur një rrugëdalje diplomatike nga lufta me Rusinë.

Takimi vjen në një moment kritik për Kievin, i cili po i kërkon Uashingtonit furnizimin me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, si pjesë e mbështetjes ushtarake kundër agresionit rus.

Ndërkohë, burime nga Uashingtoni bëjnë me dije se presidenti Trump është në përgatitje për një takim të dytë me presidentin rus Vladimir Putin, çka shton rëndësinë strategjike të bisedimeve që po zhvillohen sot me Zelenskyn.

Mbetet për t’u parë nëse këto takime paralele do të sjellin një zbutje të tensioneve apo një rikonfigurim të pozicioneve në konfliktin që vijon prej më shumë se tre vitesh.

EMISIONET