Po transportonin 250 kilogramë lëndë narkotike me vlerë 20 milionë paund, arrestohen tre shqiptarë në Londër

Po transportonin 250 kilogramë lëndë narkotike me vlerë 20

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia në Londër. Ata u arrestuan pasi po transportonin 250 kilogramë kokainë me anë të një kamioni.

BBC shkruan se kokaina e sekuestruar kap në treg vlerën e 20 milionë paund. Tre shqiptarët e arrestuar i përkasin të moshës 30 vjeç. Kokiana është sekusestruar nga autoritetet britanike, ndërkohë që tre shqiptarët  priten të përballen me drejtësinë.

"Pa përpjekjet e oficerëve të mi për ta sekuestruar atë, ajo do të kishte qenë në rrugët e komuniteteve tona duke ushqyer varësinë dhe duke çuar në vepra të tjera të rënda penale. Ky ishte një sekuestrim i konsiderueshëm i kokainës", tha Andy Tickner  nga Partneriteti i Krimit të Organizuar në Londër.

EMISIONET