Sërish bombardime në rripin e Gazës, 12 viktima nga sulmi izraelit
Izraeli ka bombarduar 16 baza ushtarake të atyre që i cilëson si xhihadi islamik, duke vrarë edhe 3 komandantë të tyre. Fatkeqësisht mes viktimave ka edhe gra dhe fëmijë, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.
Të paktën 12 palestinezë, duke përfshirë tre komandantë të grupit militant Xhihadi Islamik, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Siç raportojnë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, në mesin e viktimave ka gra dhe tre fëmijë, ndërsa 20 persona të tjerë janë plagosën.
Izraeli tha se kishte nisur një operacion që synonte militantët të cilët përbënin një kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tij.
40 avionë luftarakë dhe helikopterë izraelitë kanë sulmuar në disa valë sulmesh ajrore para agimit në të gjithë Gazën duke goditur shtëpitë dhe shkaktuar panik tek banorët.
Ushtria izraelite tha se përveç synimit të tre militantëve, avioni i saj goditi 10 vende të përdorura për prodhimin e armëve dhe gjashtë objekte ushtarake të Xhihadit Islamik.
Zyrtarët izraelitë, thonë se po përgatiten për ditë të tera luftimesh. Dyzet avionë luftarakë dhe helikopterë izraelitë sulmuan në disa valë sulmesh ajrore para agimit në të gjithë Gazën, duke goditur shtëpitë dhe duke shkaktuar panik tek banorët.
Fotot treguan të paktën dy apartamente me ballinat e tyre të grisura dhe të tjera të dëmtuara.
Xhihadi Islamik është zotuar të hakmerret dhe militantët me bazë në Gaza pritet të përgjigjen me raketa drejt Izraelit.
Krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Brigadat al-Quds, konfirmoi se tre komandantë ishin në mesin e të vrarëve.
Xhihadi Islamik ishte pas raundeve të fundit të sulmeve me raketa në Izrael, disa prej të cilave u shkaktuan nga vdekja në një burg izraelit të një grevisti palestinez.