Zelensky i kthehet rrugës diplomatike, Presidenti ukrainas: Lufta nuk mbyllet me një fitore të plotë ushtarake

Një ditë pas kapitullimit të Ukrainës në Mariopul, presidenti Zelensky ka bërë thirrje për diplomaci. Tani që më shumë rajone ukrainase janë pushtuar nga Rusia, kreu i shtetit thotë se vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës.
Rënia e Mariopulit duket se ka ndikuar te lidershipi i Kievit. Në adresimin e tij të mesnatës, presidenti Zelensky u shpreh se vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës.
"Vetëm një përparim diplomatik dhe jo një fitore e plotë ushtarake mund t’i japë fund luftës së Rusisë në vendin tonë. Ka gjëra që mund të arrihen vetëm në tryezën e negociatave".
Rusët kanë pretenduar prej kohësh se kanë bërë të tyren sa i përket negociatave me Ukrainën, por gjoja ato janë bllokuar nga Kievi.
Edhe pala ukrainase ka akuzuar Moskën si minuese të negociatave.
Tashmë që edhe fortesa e fundit në Mariopul ra, negociatat do të bëhen edhe më të vështira për vendin e Zelenksyt.
Krahas Krimesë të aneksuar në 2014, për të cilën u ngritën pretendime se Ukraina do ta fuste në agjendën e negociatave, rajoni i Donbasit në lindje, ku gjenden dy të ashtuquajturat republika Llugansk dhe Donjek është pothuajse i gjithi në duart e rusëve.
Po kështu edhe rajoni i Kersonit i cili ndodhet në jug të Ukrainës administrohet nga Moska, atje po blihet me monedhën ruse Rubla dhe legjislacioni mund të konvertohet në atë rus së shpejti.

