Xi Jinping sot në Moskë, Putin para takimit: Rusia dhe Kina po luftojnë kërcënimet e përbashkëta

Xi Jinping sot në Moskë, Putin para takimit: Rusia dhe Kina po

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia dhe Kina po luftojnë “kërcënimet e përbashkëta” teksa mirëpret presidentin Xi Jinping për një udhëtim tre-ditor në Moskë.

Duke shkruar në gazetën “People’s Daily”, presidenti rus e përshkroi vizitën e Xi si një “ngjarje historike” që “ripohon natyrën e veçantë të partneritetit Rusi-Kinë”. Gazeta në fjalë është gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze në pushtet.

Jinping ka kthyer favorin në të përditshmen e Kremlinit në Gazetën ‘Rossiiskaya’, duke pretenduar se një plan paqeje prej 12 pikash i hartuar nga Pekini muajin e kaluar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pasqyron “unitetin e pikëpamjeve të komunitetit botëror”.

Vizita e liderit kinez ditën e sotme është e para nga një lider i huaj që nga lëshimi i një urdhër-arresti për homologun e tij rus nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Ministrat e drejtësisë nga më shumë se 40 vende, duke përfshirë britanikun Dominic Raab, do të jenë më vonë në Londër për të mbështetur hetimin për krimet e dyshuara të luftës – përfshirë rrëmbimin e fëmijëve që rëndojnë ndaj Kremlinit zyrtar.

vladimir putin kina rusia xi jinping

EMISIONET