Takimi në Ohër, Majko "godet" Vuçiçin: Ka bërë marrëveshje me veten të jetojë si gënjeshtar. Kërkon shkatërrimin e paqes në rajon

Takimi në Ohër, Majko "godet" Vuçiçin: Ka

Pas takimit dje në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti e Presidentit Aleksander Vuçiç, ka reaguar ish-ministri socialist Pandeli Majko.

Me tone të ashpra ndaj Vuçiç, Majko thotë se ky i fundit ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak, ndërsa shton se kërkon shkatërrimin e paqes në rajon.

“Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës”, kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!…”, shkruan Majko.

aleksandër vuçiç pandeli majko albin kurti vuçiç

EMISIONET