WP: Trump po kthjellohet ndaj së keqes që përfaqëson Putini

WP: Trump po kthjellohet ndaj së keqes që përfaqëson Putini

Presidenti amerikan, Donald Trump më në fund duket se po i hap sytë ndaj së keqes së diktatorit rus, Vladimir Putin, thotë në një shkrim bordi editorial i gazetës amerikane ”Washington Post”.

WP i kërkon presidentit Trump ”të demonstrojë forcën e tij duke qenë i ashpër me udhëheqësin e Kremlinit”.

“Udhëheqësi rus ka të ngjarë t’i përgjigjet më mirë forcës sesa pëlqimeve”, vëren ”Washington Post” duke shtyrë për sanksione të reja kundër Rusisë.

“Kërcënimi i sanksioneve dytësore mund ta bindë Indinë dhe Kinën të ndalojnë blerjen e energjisë ruse duke dobësuar makinën e luftës të vendit. Së bashku me sanksione të ashpra të drejtpërdrejta kundër udhëheqësve rusë dhe mbështetje më të madhe për Ukrainën, kjo mund ta detyrojë Putinin të përpiqet t’i japë fund luftës”, shton bordi editorial i ”Washington Post”-it.

EMISIONET