Witkoff telefonon ministrin e Jashtëm egjiptian: Intensifikoni përpjekjet për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

Witkoff telefonon ministrin e Jashtëm egjiptian: Intensifikoni

Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty mori një telefonatë nga Steve Wittkoff, i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, për të vlerësuar krizat e vazhdueshme në Gaza dhe Iran, sipas “Il Sole 24 Ore”.

Gjatë bisedës, raporton ministria egjiptiane, palët rikonfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në sfera të ndryshme politike, të sigurisë dhe ekonomike – për t’i shërbyer interesave të tyre të përbashkëta dhe për të mbështetur përpjekjet për të vendosur sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Lidhur me Iranin, u rikonfirmua nevoja për të punuar për uljen e tensioneve, për të rivendosur qetësinë dhe për të parandaluar që rajoni të bjerë në paqëndrueshmëri dhe kaos.

Në lidhje me Gazën, u theksua nevoja për të vazhduar me zbatimin e kërkesave të fazës së dytë të armëpushimit, me fillimin e punës së komitetit teknik palestinez, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi për të monitoruar armëpushimin, tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës dhe fillimin e fazës së rimëkëmbjes dhe rindërtimit.

EMISIONET