Viza për palestinezët në Britani! Deputetët thirrje kryeministrit Keir Starmer të lehtësojë procedurat e ribashkimit familjar

Dhjetëra deputetë në Britani i kanë bërë thirrje kryeministrit Keir Starmer të lehtësoje vizat e ribashkimit familjar për shtetasit palestinezë.
Sipas tyre gjithçka duhet të jetë më afat deri në vendimin për miratim azili apo kthimin të sigurt në vendin e tyre.
Letra e cila iu dërgua të dielën në mbrëmje u nënshkrua nga një grup prej 67 deputetësh nga të gjithë partitë kryesore dhe anëtarët e Dhomës së Lordëve.
Në të theksojnë nevojën për të reflektuar të njëjtën bujari që Mbretëria e Bashkuar ka treguar në raste të ngjashme më parë me konfliktet në Ukrainë dhe Hong Kong.
Ata shprehën “shqetësimin e thellë për vuajtjet e jashtëzakonshme që u janë shkaktuar palestinezëve në Gaza”. madje nuk mungojnë as shqetësimet për ndihmat në ushqime në zonë .
Ata kanë vënë në dukje vështirësitë e mëdha me të cilat përballen banorët e Gazës për të aplikuar për viza, për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës së aplikimit dhe bllokadës në pikën kufitare të Rafahut.
Një zëdhënës i qeverisë britanike deklaroi se autoritetet janë të shqetësuara për situatën humanitare në Gaza dhe po mbështesin ndihmën emergjente. Ndërsa pohoi se ekzistojnë një sërë rrugësh në dispozicion për palestinezët që dëshirojnë të bashkohen me anëtarët e familjes në Mbretërinë e Bashkuar.


