RUSIA MBYLL URËN E KRIMESË! Vendimi pas shpërthimeve të fuqishme nga trupat ukrainase

Pas shpërthimeve të fuqishme pranë Urës së Krimesë në qytetin e Kërçit, autoritetet ruse kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të urës. E teksa Rusia ka ndërmarrë këtë hap, në Ukrainë mbërriti edhe ministri i Jashtëm gjerman, i cili pas takimit me Presidentin Zelensky premtoi mbështetje të fortë për Ukrainën

RUSIA MBYLL URËN E KRIMESË! Vendimi pas shpërthimeve të

Rusia ka mbyllur përkohësisht Urën e Krimesë pas disa shpërthimeve të fuqishme të ndodhura pranë qytetit të Kerçit, në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Sulm i cili sicc shkruajnë mediat është bërë nga forcat ukrainase, edhe pse forcat ushtarake as nuk e kanë konfirmuar as mohuar sulmin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 qershorit dhe u shoqërua me aktivizimin e mbrojtjes ajrore dhe ndërprerjen e dritave të urës.

Sipas raportimeve, shënjestra mund të ketë qenë një aeroport civil i kthyer në bazë ushtarake.

Rusia deklaroi vetëm rrëzimin e 15 dronëve mbi Kursk dhe Detin e Azovit, pa e përmendur drejtpërdrejt Krimenë.

Ura e Kerçit është një objektiv kyç për forcat ukrainase, që e kanë goditur disa herë që nga viti 2022.

RUSIA MBYLL URËN E KRIMESË! Vendimi pas shpërthimeve të

Ura e Krimesë mbetet një simbol i rëndësishëm për Moskën dhe një shënjestër strategjike për Kievin. Incidenti i fundit nxit tensione të reja në një kohë kur lufta nuk po jep shenja zbutjeje.

E teksa Rusia ka ndërmarrë këtë hap, në Kiev të hënë e 30 qershorit mbërriti edhe ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, i cili pas takimit me Presidentin Zelensky premtoi mbështetje të fortë për Ukrainën.

Ai theksoi se Gjermania nuk do të lejojë që liria të shkatërrohet dhe i bëri thirrje Kremlinit të ndalë luftën.

“Putin duhet të kuptojë se nuk mund ta vazhdojë këtë luftë”, tha ministri i Jashtëm gjerman.

Ndërsa lufta vazhdon, përpjekjet për paqe duket se janë bllokuar. Raundet e fundit të negociatave në Stamboll nuk sollën asnjë përparim.

Ukraina kërkoi një armëpushim 30-ditor, ndërsa Rusia këmbënguli për një pauzë minimale për të tërhequr trupat e rëna.

RUSIA MBYLL URËN E KRIMESË! Vendimi pas shpërthimeve të

Lufta në Ukrainë hyn në verën e saj të katërt, me civilët që mbeten sërish në vijën e zjarrit dhe me pak shpresë për paqe në horizont.

Kujtojmë që Rusia kreu një sulm ajror masiv më 29 qershor me 477 dronë dhe 60 raketa. Zonat më të goditura: Kharkiv, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk, Dnipropetrovsk dhe Sumy.

Objektiva e sulmit kanë qënë, zona banimi, infrastrukturë civile, ferma, ndërtesa publike.

Ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 74 nga 107 dronë gjatë natës.

EMISIONET