VIDEO/ Raportohet për k*rcënime në aeroportin e Kansasit në SHBA, FBI vigjilente në terren

VIDEO/ Raportohet për k*rcënime në aeroportin e Kansasit në

Evakuohet aeroporti Ndërkombëtar, “Kansas City”, në SHBA pas raportimeve për kërcënime brenda ndërtesës.

Pas paralajmërimeve, të gjitha nisjet nga aeroporti në Midwest të SHBA-së u ndaluan, ndërsa pasagjerët u përfshinë nga paniku dhe frika.

FBI ndodhej në vendngjarje , ndërsa nuk janë dhënë shumë detaje lidhur me kërcënimet dhe shkaktuan situatën.

Departamenti i Aviacionit i Kansas Cityt tha për “Daily Mail”: “Departamenti i Aviacionit i Kansas Cityt është në dijeni të një situate shqetësuese në Aeroportin Ndërkombëtar të Kansas Cityt (KCI). Si masë paraprake, departamenti ka evakuuar pjesë të terminalit të aeroportit. Policia e Aeroportit po punon me FBI-në për të përcaktuar çdo kërcënim të mundshëm.”

EMISIONET